Poetë pseudopatriotë

Kultura

Poetë pseudopatriotë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 14:50
Remzi Limani

Ju "poetë" grykëbretkose
Mos këndoni në mes moçali
E njohim oreksin tuaj barkdose
Mos  ngrini t'palarat pirg majëmali

Britmat tuaja zëmjerani 
shkrepin rrejshëm për atdhe
U duket vetja bijë sulltani
Pse ndyni vendin ku keni le.

Mos këndoni për djersë e gjak
Butaforinë s'ua blen kush
Dhjetëra herë keni rënë në lak
Mos u kapërdisni karabush

Si nuk skuqeni as djersiteni
Për gënjeshtra t'gjata si litari
N'shkallë rrenash me vrull ngjiteni
Ju nuk keni shpirt atdhetari

Mos u shtirni viktimë tradhtie
Se u kanë shtypur ca mizorë
Se gënjeshtrat nuk u pinë ujë  
Kur u zënë me presh në dorë

PLOJË NDJENJASH

Sonte hëna iku u zhduk pas një reje
Ylli im u shua me shpejtësi vetëtime
Ti shkrepe ca fjalë si krisma rrufeje
Hape një të çarë thellë në zemrën time

S'të trokas n'dritare siç trokitja më parë
S' ta prishi qetësinë në këtë fillimvjeshte
Ti më ngrite vlerat më shpalle të marrë
Buzëqeshe përçmueshëm e pastaj heshte

Në tëmtha m'goditi një krrokamë sorrash
Shqiptove ca fjalë me një dozë nervoze
N'ballë flakëruan ca zgërdhima horrash
Në sytë tu lexova ndjenja nebuloze

Hyre në jetën time dhe e bëre Plojë
Shkatërrove çdo gjë që lindi mes nesh
Për ty dashuria thjesht paska qenë lojë
Mos prit të të qasem pas fjalëve rrebesh

Unë mblodha kujtimet, të trishtat kujtime
Për festën e fundit ato kostum i qepa
Të ftoj solemnisht ty në dasmën time
Mos sjell dhuratë, kostumet s'kanë xhepa

Merr një trëndafil e mbillma mbi krye
Nuk e dua të blerë por nga e ytja bahçe
Kur të nxeh dielli yt ai t'më bëj hije
Në t'u dhimbs trëndafili mbill një ferrë kaçe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat