Gashi: Veprat e artit flasin më shumë se fjalët e politikës

Kultura

Gashi: Veprat e artit flasin më shumë se fjalët e politikës

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:23
Kujtim Gashi

Sot në Muzeun e Kosovës është inauguruar projekti “Prishtina: Qyteti i Nderit dhe Mirënjohjes”, e frymëzuar nga “Prishtina: Lulëzimi”, krijuar nga artistë, studentë, edukatorë dhe studiues nën udhëheqjen e Ellen Frank, fituese e Programit Specialistët e Fulllbright në ndërtimin e Paqes dhe Pajtimit.

Me këtë rast ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, tha se ky projekt do ta renditë Prishtinën në mesin e qyteteve botërore që mbajnë vulën e qyteteve të paqes.

Gashi: Veprat e artit flasin më shumë se fjalët e politikës

“Sot të gjithë ne kemi arsyen të ndihemi mirë që deri në këtë fazë ia kemi dalë të realizojmë me sukses përkushtimin dhe detyrat tuaja. Në kuadër të përgjegjësive tona, ne do të vazhdojmë të mbështesim menaxhmentin e Muzeut të Kosovës, në mënyrë që veprat monumentale, dokumentet e artit që janë krijuar në fazën e dytë të promovohen dhe të udhëtojnë nëpër vendet e tjera, si pjesë e përkushtimit për të treguar storien e Prishtinës dhe Kosovës përmes këtyre veprave të jashtëzakonshme që janë punuar. Veprat e artit flasin më shumë se fjalët e politikës”, ka thënë ai.

Ministri Gashi tha se institucionet e trashëgimisë kulturore me ndihmën e SHBA-së po arrijnë të mirë t’i transmetojnë për paqe, mirëkuptim dhe tolerancë, ndërsa premtoi vazhdimin e mbështetjes së MKRS-së për trashëgiminë kulturore përmes projekteve të ndryshme.

Ndërsa, Ellen Frank ka lavdëruar punën e krijuesve të këtij projekti duke thënë se ata kanë bërë një punë të madhe në promovimin e paqes.

Frank: T’i ribashkojmë pjesët e jetës

“Ka shumë rrëfime për krijime, religjione të ndryshme kanë rrëfime, shkencëtarët kanë rrëfime dhe shumica e tyre janë rrëfimet për jetën dhe kjo dritë e ndritshme është Kosova. Kjo dritë është aq e ndritshme  në rrëfimet sikur ato për Shpërthimin e Madh. Është detyrë e të gjithë neve, qeverinë, ministritë, artistët, profesorët, të kapin këto pjesë të jetës dhe t’i bashkojnë. Ky është një projekt në të cilin pjesët e jetës të pikturimit janë rikrijuar nga studentë të mrekullueshëm, të cilët janë bërë lider dhe krijues në punën e tyre”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Programi Specialistët e Fulllbright është mbështetur nga Ambasada amerikane në Prishtinë dhe Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Muzeu i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat