Emri yt - Bota Sot
Emri yt

Kultura

Emri yt

Nga: Jan Kosova Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:54
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Fuqinë e shpirtit tim për ta zbrazur kam tentuar
Këngën më të bukur kam dashur unë ta shkruaj
Për ëndrrën time që dekadat e jetës i ka sfiduar

Këngën për bjeshkën time për të cilën unë vuaj
Dhe nga ajo vuatje edhe ëndrra fillon të dridhet
Ëndrra që shpëton lotin e fundit në dhe të huaj

Shpirti im nga një lak malli çdo ditë në fyt lidhet
Një lak që të shtrëngon dhe dalngadalë të mbyt
E shpirti i shpërndar në një trung prap mblidhet

I tregon botës si mbijetohet edhe me lak në fyt
Shekujve në errësirë e prap nuk jemi verbëruar
Se përgjithmonë rrugën ka ndriçuar heroizmi yt

E kurrë nuk e humbi krenarinë bjeshka e bekuar
Bjeshka që edhe ti e braktise por nuk e harrove
Bjeshka që me robërinë kurrë nuk është pajtuar

U ktheve e deri në ditën e fundit të jetës luftove
Deri në fundin e një jete që kurrë nuk përfundon
Se në shpirt të brezave shekujve të luftës jetove

E në shpirtin e çdo trimi emri yt edhe sot jeton
Emri i heroit të bjeshkës sime atje lart në Krujë
Jeton sa të ketë dritë gjithësia, e dielli rrezon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...