Organizata joqeveritare Misioni humanitar rus më 26 mars në aeroportin e beogradit ka sjellë gati një tonelatë ilaçesh ndihmë serbëve në Kosovë, por kjo dërgesë pret procedurën e doganimit, ka thënë sipas televizionit shtetëror serb kryetari i kësaj organizate Jevgenij Primakov.
“Procedura, si gjithmonë, pak zhagitet, ndërrsa në veri të Kosovës, për shkak të situatës atje, është i nevojshëm regimi i shpejtë, sepse raftet janë gati të zbrazura në barnatoret shtetërore dhe depot e ilaçeve në sptal në Mitrovicën veriore”, ka thënë deputeti i Dumës ruse në konferencë për shtyp.
Primakov, sipas RTS-së, ka thënë se, për këtë shkak, Misioni humanitar rus ka inicuar bisedime me Ministrinë e shëndetësisë, me qëllim të formimit të një grupi punues i cili do të mundësonte që procedurat të shpejtohen.
Ai ka thënë se në kontigjentin e ilaçeve ka medikamente të prodhuara në Rusi, por edhe në Serbi e shtete tjera, ndërsa disa prej tyre nuk e kanë regjistrimin e domosdoshëm në Ministrinë e shëndetësisë.