Vuçiq akuzon Prishtinën për dialogun - Bota Sot
Vuçiq akuzon Prishtinën për dialogun

Lajme

Vuçiq akuzon Prishtinën për dialogun

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:54
Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në takim me ambasadorin amerikan Kyle Scott se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë dialogun nëse Prishtina tërheq vendimin për taksat serbe.

Duke folur rreth të ardhmes së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe situatës në rajon, Vuçiq theksoi se duke mos përmbushur kushtet e vetme nga Marrëveshja e Brukselit, përkatësisht formimi i asociacionit, miratimi i platformës për negociata, formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe futja e taksave mbi mallrat nga Serbia , Prishtina hoqi dialogun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...