Iu ngul shufra e hekurit në kokë, shpëton për mrekulli - Bota Sot
Iu ngul shufra e hekurit në kokë, shpëton për mrekulli

Lajme

Iu ngul shufra e hekurit në kokë, shpëton për mrekulli

Më: 18 prill 2019 Në ora: 06:48
Iu ngul shufra e hekurit në kokë

Ky mund të jetë personi më me fat në botë pasi edhe pas asaj që i ndodhi arriti që të shpëtojë për mrekulli.

Bëhet fjalë për një ngjarje në Indi ku 21-vjeçarit iu ngul një shufër hekuri në kokë, e cila i përshkoi kafkën tej për tej.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe më pas u transferua në një shtet tjetër të Indisë për opërim më të specializuar.

“Ndërhyrja zgjati 90 minuta”, tha Pramod Giri, neurokirurg në qendrën e kujdesit kritik në Magpur të shtetit të Maharashtra.

Shufra kishte hyrë në pjesën e djathtë të kokës dhe kishte dalë në pjesën e majtë, duke shmangur për milimetra një enë gjaku të rëndësishme.

Duhej një grup prej 6 doktorësh që të hiqnin shufrën nga kafka e pacientit, i cili fitoi ndërgjegjjen disa orë pas operimit dhe nuk pësoi dëmtime në tru. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...