Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Prishtina nuk do të heq taksat, jo se është’ e fort’, por që dikush ‘fortë” iu jep sinjalin e gjelbër, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.
Në takimin në Berlin iu kam thënë Merkel dhe Makron se Prishtina nuk lëshon pe, "jo se është e fortë, por dikush tjetër që ju qëndron prapë është i fortë ".
"Ata nuk kanë besuar....sepse si të refuzosh Gjermaninë dhe Francën? E pamundur, iu thash” i njoh këta njerëz dhe e di çfarë forca qëndrojnë prap tyre ", ka thënë Vuçiq.
Lidhur me deklaratën e Denis Zvizdiç për kufijtë Vuçiq ka thënë:" Kur pyesni a janë për këta kufij, për kufijtë që njeh Spanja apo Italia ai nuk kishte përgjigje. Pastaj shihni hipokrizi-n kundër kompromisit të kufijve dhe nuk duan hapur të thonë se janë për pavarësinë e Kosovës dhe këtë e bëjnë vazhdimisht” ka thënë Vuçiq.
Vuçiq tha se Thaçi në samit nuk përmendi fare qëndrimin për bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën.
"Makron në fund i tha Haradinajt se ka pasur shumë probleme që kanë nxitur dhe se nuk ka kohë të dëgjoj për kërkesat e reja. Ndërsa ata janë mbajtur në katër fjalë se Serbia duhet të njeh pavarësinë e Kosovës. I kam pyetur - A ka edhe diçka, ndonjë dëshirë tjetër'", tha ai.
Ata këtë e thanë që pas takimit të thonë se kanë këkruar por ajo është vetëm për përdorim të brendshëm.
"Askush si mori seriozisht, as nuk mendon se është e mundur, gjë që ju kam bërë të ditur pa asnjë dilemë. Kjo është për përdorim të brendshëm dhe është e dhimbshme se duhet të merreni me një politikë të tillë ndërkombëtare dhe ashtu të silleni para përfaqësuesve të jashtëm” përfundoi Vuçiq.