Vuçiq thotë se me dy duar do të pranonte shkëmbimin e territorit - Bota Sot
Vuçiq thotë se me dy duar do të pranonte shkëmbimin e territorit

Lajme

Vuçiq thotë se me dy duar do të pranonte shkëmbimin e territorit

Nga: F.B. Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:51
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “me dy duar” do të pranonte shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë për të cilën ka fol kryeministri maqedon Zoran Zaev gjatë telefonatës ku ishte i bindur s epo fliste me presidentin ukrainas Poroshenko, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Si dihet ditë më parë Zaev ishte mashtruar duke biseduar me humoristët Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov, që kanë aktruar Poroshenkon.

Si kanë transmetuar mediat në Beograd, Zaev në atë bisedë ka thënë se është i njohur me qëllimin e fshehtë të shkëmbimit të territorit, ku Prishtina do i ofronte Serbisë disa komuna  për disa komuna të jugut të Serbisë që do i takonin Kosovës”.

“Kur do na ofronte dikush neve këtë, me dy duar do të pranoja, por si duket ai ka biseduar me dike që pak di për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës” ka thanë Vuçiq për Tv Pink.

Ai tha se Zaev i ka kërkuar falje për deklaratën se Vuçiq është njeri u Rusisë.

“Më ka dërguar një kërkim-falje. Unë i thash përshëndetje shok, çfarë të i them, si të ja shpjegoj nëse jam ose jo njeri i Rusisë. Unë krenohem që jam serb dhe përpiqem për Serbinë dhe që dihet se nuk jam as njeri I amerikanëve as i rusëve, kjo është pesha e pozitës time, prandaj pak vetë më duan në pushtet sepse jam njeri I Serbisë dhe qytetarëve të saj”, tha Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...