Deputeti i AAK-së shihet duke pirë kafe me ‘bosin’ e drogës - Bota Sot
Deputeti i AAK-së shihet duke pirë kafe me ‘bosin’ e drogës

Lajme

Deputeti i AAK-së shihet duke pirë kafe me ‘bosin’ e drogës

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 12:57
Demaliaj dhe Naser Kelmendi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj këto ditë është parë nën shoqërinë e dilerit të drogës, Naser Kelmendi.

Media ka siguruar një fotografi teksa deputeti i   Kuvendit të Kosovës shihet nën shoqërinë e Kelmendit, në një nga lokalet e Pejës.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 1 shkurt të vitit të kaluar  e kishte dënuar me gjashtë vjet burgim  Naser Kelmendin, të akuzuarin për vrasje të rëndë dhe vepra që lidhen me narkotikë.

Mirëpo, Kelmendi më 2 gusht të vitit 2018, ishte  lëshuar në liri pasi  Gjykata e Apelit të Kosovës kishte  vendosur për rigjykimin për pikën e aktakuzës në të cilën ai ishte shpallur fajtor me vendim të shkallës së pare.

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli në atë kohë Naser Kelmendin fajtor në pika 8 të aktakuzës që e akuzon atë me shitjen e 25 kilogramëve të substancës narkotike, heroinës së bardhë.

Kelmendi u lirua nga akuza për krim të organizuar, si dhe për organizimin e vrasjes së Ramiz Delaliq apo vrasjes së Delaliq, që thuhet se është kryer në vitin 2007 në Sarajevë.

Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 nga Policia e Kosovës pasi u kërkua me fletëarrest ndërkombëtar nga Bosnja./Periskopi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...