Kryeministri çek Babish i reagon presidentit Zeman: Jam i gatshëm për debat rreth Kosovës

Lajme

Kryeministri çek Babish i reagon presidentit Zeman: Jam i gatshëm për debat rreth Kosovës

Nga: F.B Më: 12 shtator 2019 Në ora: 09:09
Andrej Babish

Kryeministri i Çekisë Andrej Babish deklaroi se është i gatshëm që të debatoj me presidentin e shtetit Milosh Zeman rreth heqjes eventuale dorë nga njohja e Çekisë për Kosovën, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Më shumë do doja që të ketë debat në atë temë kur kemi takime rreth politikës tonë të jashtme, ku do takoheshin presidenti dhe kryetarët e dhomave të parlamentit, kryeministri dhe shefi I diplomacisë dhe ministri i policisë. Do presim një takim të tillë pastaj do marr qëndrim” ka thënë kryeministri Babish para gazetarëve.

Zeman që qëndroi në Beograd në vizitë zyrtare ka thënë se e do Serbinë por nuk e do Kosovën dhe nuk e konsideron demokratik.

"personalisht mendon se shteti në të cilin në krye qëndrojnë kriminelët e luftës nuk i takon bashkësisë së shteteve demokratike ", ka thënë Zeman.

Në pyetjen nëse Çekia mund të heq njohjen e Kosovës (vendimin u marr në vitin 2008), Zeman ka thënë se për këtë do bisedohet në muajin që vjen me udhëheqjen e vendit.

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Çekisë dhe ministri i punëve të brendshme Jan Hamaçek ka përkujtuar se politika e jashtme çeke është në përgjegjësi të kabinetit të ministrit. "Qëndrimi i presidentit rreth Kosovës është i njohur moti. Çfarëdo hapi në të ardhmen është në përgjegjësi të qeverisë ", ka thënë Hamaëek, transmetoi “ Sputnjik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat