Petkoviq: Lista Serbe është “fëmijë” i Thaçit dhe Vuçiqit

Lajme

Petkoviq: Lista Serbe është “fëmijë” i Thaçit dhe Vuçiqit

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:35
Sllavisha Petkoviq

Sllavisha Petkoviq nga koalicioni ”Sloboda” ka folur rreth idesë për të formuar koalicionin që ka për qëllim mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë ndryshe nga Lista Serbe, pa i dëmtuar komunitetet tjera.

”Ndryshe nuk bën. Si t‘i kundërvihemi Listës Serbe? Kemi qenë në institucione tash e 20 vjet, për dallim nga Lista Serbe. Mund ta shihni analfabetizmin politik. E dimë se si duhet ta mbrojmë komunitetin tonë, por kurrë në dëm të komunitetit tjetër. Kjo ishte disi e domosdoshme, por do të shohim se si do të funksionojë”.

”Serbët e Kosovës njihen për atë që – pa marrë parasysh kush ka qenë në pushtet tash është Aleksandar Vuçiqi, më herët Sllobodan Millosheviqi e kush ka qenë – e mashtron popullin në aspekt që Lista Serbe ka mbështetje nga Beogradi dhe mendon se është një e arritur kulmore”.

”Në politikë nuk ka nëse të mbështet pushteti, por populli. Që fjala e tij [Aleksandar Vuçiq] të ketë peshë, është dashur t’i qasen dhunës dhe për fat të keq edhe vrasjeve. Në zgjedhje është vrarë kumbara i Oliver Ivanoviqit, pastaj edhe vet Oliver Ivanoviq. Oliver Ivanoviq ka qenë kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut dhe për fat të keq është vrarë në këtë rrugë gjatë këtij procesi”.

Si përfaqësues i koalicionit ”Sloboda”, Sllavisha Petkoviq në Analizën Zgjedhore në Klan Kosova pohoi se Lista Serbe pati përkrahje nga Beogradi zyrtar.

Ai përmendi edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se po përdorë qasje mashtruese duke u paraqitur demokrat ndaj serbëve të Kosovë.

”Nëse ju mendoni se fjala e juaj si kryetar mjafton [i referohet Aleksandar Vuçiqit], pse i qaseni dhunës, pse përjashtoni njerëz nga puna, pse ndizni vetura në Mitrovicë”.

”Për fat të keq, Aleksandar Vuçiqi na ka kthyer diku në kohë të mesit të shekullit 19, me mënyrën se si ai dëshiron të sundojë qeverisjen. Ai përpiqet të prezantohet si demokrat tek serbët e Kosovës dhe prandaj ishte e domosdoshme që ne të bashkohemi. Kemi një lloj përvoje të politikës në Kosovë – 15 apo 20 vjet ta pranoni nuk është shumë – por edhe nuk është pak, sepse i njohim këto procese”.

”Është dashur që popullit t’i ofrojmë një alternativë. Të jem i sinqertë, kur e kanë pyetur Rada Trajkoviqin ”Çka pret nga këto zgjedhje”?, ajo ka thënë se ”llogaritë në vetëdijen e serbëve autoktonë këtu’”.

“Nuk mund të mos ketë rezistencë, duhet të përpiqemi. Ka shumëçka tjetër. Populli në Serbi nuk do të durojë zullumin dhe duhet të votojë me dhunë, por ne duhet të nisemi të vizitohemi me njerëz dhe mendoj që kësaj here do të kemi sukses. Nëse institucionet e Kosovës janë bashkëpjesëmarrëse në raport me atë që ka bërë Lista Serbe e Aleksandar Vuçiq, nuk e di nëse është e saktë apo jo që është bërë ashtu, por ky partneritet i Vuçiqit me Thaçin na ka ofruar këtë që na ka ofruar. Pra, fëmija nga bashkësia familjare mes Thaçit e Vuçiqit është Lista Serbe”.

”Ata në mënyrën më brutale iu kanë mbyllur sytë institucioneve dhe nuk kanë dashur të reagojnë në asnjë rast, në asnjë çështje. Ne kemi ofruar dëshmi materiale për të gjithë atë që ka ndodhur gjatë 7 vjetëve – a keni dëgjuar diçka që dikush ka reaguar? Askush s’ka reaguar. Përmes Listës Serbe institucionet e Kosovës e kanë humbur besimin te ne në anën jugore të Ibrit, nuk mund të besojmë më siç kemi besuar më herët, sepse thjesht nuk iu ka interesuar çka ka ndodhë më. Po të ktheheshim në Qeveri, nuk na duhet 15 por 150 për t’i përmirësuar në periudhën kur ata na kanë trashëguar”.

”Përmes kësaj periudhe unë kam qenë nga viti 2005 e Nenad Rashiq nga 2007, dhe ia kemi dalë në këtë periudhë që thjesht disa gjëra t’i bëjmë në vend të vet, të jetë një komunikim thjesht normal. Serbët e shqiptarët kishin komunikim normal, jo që jemi dashur, por kemi pasur komunikim normal. Nuk kemi hyrë në destruksion as në Parlament as në Qeveri. Me kolegët ministra takohem në mbrëmje, por asnjë ministër të Listës Serbe nuk kam dëgjuar të ketë dalë me të tjerët të shoqërohen. Nuk shkon kështu. Ata kanë vendosur mure për ta ndërprerë këtë komunikim. Për fat të keq, edhe pas disa vitesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat