Dushan Janjiç: Prishtina ndoshta do të shqyrtoj obligimet nga marrëveshja e Brukselit

Lajme

Dushan Janjiç: Prishtina ndoshta do të shqyrtoj obligimet nga marrëveshja e Brukselit

Nga: F.B Më: 8 tetor 2019 Në ora: 09:23
Dushan Janjiç

Fitorja e partive opozitare në Kosovë do të ndikoj në dinamikën e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërkohë që duhet të shikohet reagimi i Beogradit në situatën e re të krijuar ka deklaruar për “Beta” drejtori i Forumit për Raporte Etnike Dushan Janjiç, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se pason një apo dy muaj deri në konstituimin e qeverisë së Kosovës dhe rezultateve të votimit, po ashtu duhet shikuar nëse Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të ju duhet partner koalicioni.

"Opozita (kur formohet Qeveria e Kosovës) ndoshta do të shqyrtoj marrëveshjet e Brukselit, kështu që Beograd duhet të ketë ndonjë përgjigje ", tha ai.

Janjiç nuk përjashton mundësinë që Beogradi të organizoj zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që të iket mundësisë që në pranverë blloku qeverisës të vazhdoj bisedimet dhe të mbaj fushatën parazgjedhore.

Përgatitje për vazhdimin e dialogut sipas tij, do të zgjasin deri sa të konstituohet Komisioni Evropian , prandaj nuk është reale të pritet që dialogu të vazhdoj para gjysmës së janarit.

"Në këtë moment pak dihet rreth pozicionit të akterëve të zgjedhur nga Tramp, aq më parë kur dihet se zgjedhjet presidenciale në ShBA mbahen në vitin që vjen. Nuk dihet nëse agjenda i lejon të pritet marsi apo qershori “ tha ai

"Prandaj parashikimi që ka bërë Metju Palmer, i dërguari i sekretarit amerikan të shtetit se kjo do të ndodhë ndërmjet zgjedhjeve në Kosovë dhe atyre në Serbi tash për tash bie në ujë", vlerësoi Janjiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat