A i ka bërë ofertë Rashqit për koalicionin e ardhshëm, flet Kurti pas takimit

Lajme

A i ka bërë ofertë Rashqit për koalicionin e ardhshëm, flet Kurti pas takimit

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 10:44
Albin Kurti dhe Nenad Rashiq

(E plotësuar) -  Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti pas takimit me Nenad Rashqin, tha se arsyeja e takimit ka qenë për të parë së afërmi se si ka shkuar procesi zgjedhor i 6 tetorit në zonat serbe.

I pyetur se a i ka bërë ofertë Rashqit për koalicionin e ardhshëm dhe si ishte vullneti i tij, Kurti u rezervua në përgjigje, por shprehu fjalë të mira për Rashiqin, duke e cilësuar si njërin ndër serbët e Kosovës më të ndershëm sa ishte pjesë e institucioneve të Kosovës.

Kurti para mediave foli edhe për diskutimet për koalicion qeverisës me LDK-në, teksa tha se javën e ardhshme pritët të diskutojnë grupet punuese për harmonizim të programeve.

Për dallim nga Albin Kurti, Nenad Rashiq përkundër insistimit nuk ka dashur të deklarohet për media.

***

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar sot përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Kurti ka theksuar se Rashiq ishte i zhgënjyer me procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.

“Nenad Rashiq nuk e ka asnjë aferë apo skandal si ministër. Ai është një ndër ministrat më të mirë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Bisedova me të për procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe dhe ky ishte shumë i zhgënjyer”.

“Unë isha i interesuar që të marr vesh prej tij për procesin zgjedhor se si ka shkuar në vendbanimet me shumicë serbe. Ndërkombëtaret raportuan se ka pasur parregullsi. Qeveria e kaluar nuk i ka trajtuar fare këto parregullsi dhe ne duhet t’i trajtojmë”.

“Ne kemi obligim kushtetues që t’i integrojmë komunitetet. Jo vetëm serbe, por edhe të tjerat. Do të fillojmë dialog me të gjithë. Për këtë gjë fare nuk kemi dallime me LDK-në. Për mua ishte e vlefshme t’i kuptoj ndikimet e dëmshme që bëhen mbi qytetarët serbë të Kosovës”.

“Unë nuk jam në gjendje dhe i interesuar që të flas për ministri të veçanta dhe për emra specifik. Harmonizmi programor do të bëhet në fund”.

“Shkeljet e vitit 2016 janë përsëritur edhe kësaj here. Ajo që kam dëgjuar nga Rashiq është se më shumë ka demokraci në Kinë sesa në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë”.

Image

Drejtpërdrejt pas takimit Kurti-Rashiq

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mëngjesin e së dielës e ka nisur në takim me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Albin Kurti takohet me Rashiqin 

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mëngjesin e së dielës e ka nisur në takim me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Kurti partia e të cilit ka dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultatit preliminar të KQZ-së, tashmë ka filluar takimet për mundësitë e formimit të Qeverisë së ardhshme.

Ata janë në njërin nga hotelet në Prishtinë. Kurti pritet t’i bëjë ofertë Rashiqit pasi në vazhdimësi ka theksuar nevojën që në përbërjen e Qeverisë së tij mos të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat