Oktapod dhe kallamari në skarë, dreka zyrtare e kunatës së Ramush Haradinajt që kushtoi afër 300 euro

Lajme

Oktapod dhe kallamari në skarë, dreka zyrtare e kunatës së Ramush Haradinajt që kushtoi afër 300 euro

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 09:39
Vesmira Haxhajt-Haradinaj

Fiks 296 euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit vetëm një drekë zyrtare e Vesmira Haxhajt-Haradinajt, kunatës së kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Kunata e Haradinajt që ishte bërë zv/drejtore e Financave në Telekom pa konkurs, ka shpenzuar afër 300 euro në drekën zyrtare të 8 nëntorit.

Oktapod në skarë, kallamari në skarë, koc skare janë vetëm disa nga ushqimet e kësaj dreke zyrtare, të cilat i janë faturuar buxhetit të shtetit nga kunata e kryeministrit në largim.

Kunata e Haradinajt kishte marrë një tjetër vendim kontrovers në gushtin e këtij viti, ku përkundër krizës së Telekomit, ajo kishte porositur 305 telefona në vlerë të 207 mijë eurove.

Në mars të këtij viti, Vesmira Haxhaj – Haradinaj ishte zgjedhur zv/drejtoresh e Financave në Telekom pa konkurs fare.

Kryeministri në largim kishte mohuar të ketë ndikuar në punësimin e kunatës së tij duke thënë se nuk është në dijeni sesi ishte punësuar në Telekom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat