Ish-këshilltari i Albin Kurtit: Veselinoviqi u krijua nga këta dy persona, çka e lidh Berat Buzhalen me ta?

Lajme

Ish-këshilltari i Albin Kurtit: Veselinoviqi u krijua nga këta dy persona, çka e lidh Berat Buzhalen me ta?

Nga: N.Sh Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Albin Kurti dhe Driton Tali

Driton Tali, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti thotë se Zvonko Veselinoviqi është krijua nga Hashim Thaçi dhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Tali përmes një postimi në Facebook, thotë se, në një projekt me Veselinoviqin patën hy Berat Buzhala me disa persona të tjerë.

Sipas tij, Kosova deri tash ka pësuar goxha shumë prej tij.

Ai thotë se Veselinoviqi koka bë i fuqishëm saqë ia paska zënë vendin edhe Arkanit.

Postimi i plotë:

Zvonko Veselinoviqin e krijoi Hashimi me Vuçiqin.

Besa njifar projektit me to i patën hy edhe Berat Buzhala me do patriotë tjerë amerikanofilë.

Kosova deri tashti koxha ka pësu prej tij.

Por, mirë qe masi  edhe Serbia ja paska nisë me hjek prej tina. 

Aq i fuqishëm koka bo sa ja paska zonë vendin Arkanit.

Si osht ajo thanja: Me çu e çon me nji gisht po tanaj s'un e ulë as me krah.

Zvonko Veselinoviqin e krijoi Hashimi me Vuçiqin. Besa njifar projektit me to i patën hy edhe Berat Buzhala me do...

Posted by Driton Tali on E martë, 8 Dhjetor 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat