Gazetari serb pretendon se Joseph Biden kishte parashikuar luftërat në Ballkan, para 27 vitesh

Lajme

Gazetari serb pretendon se Joseph Biden kishte parashikuar luftërat në Ballkan, para 27 vitesh

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 10:59
Milomir Mariç dhe Joe Biden

Gazetari serb, Milomir Mariç pretendon se presidenti i ri në Amerikë, Joseph Biden kishte parashikuar luftërat në Ballkan, para 27 vitesh.

Sipas tij, Biden në vitin 1993, gjatë një vizite në Beograd, kishte përpiluar një raport në atë se çfarë do të ndodhte në shtetet fqinje të Serbisë.

“ Biden ishte në Beograd me një delegacion të Kongresit Amerikan në 1993.

Pas takimit me Millosheviqin, ai u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe më pas paraqiti raportin”, u shpreh Mariq.

Gazetari u shpreh se Biden kishte parashikoi ngjarje të përgjakshme në Ballkan në atë raport.

“Raporti thoshte se një krim do të ndodhte në Srebrenica dhe se lufta në Kosovë do të fillonte”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat