Përplasja Azem Syla – Mujë Krasniqi/ ‘Muja e flakareshi Azemin’

Lajme

Përplasja Azem Syla – Mujë Krasniqi/ ‘Muja e flakareshi Azemin’

Nga: N.Sh Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:15
Azem Syla

Ibrahim Kelmendi, njëri nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, ka folur për heroin Mujë Krasniqin.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi flet se si e kishte flakaresh Muja, Azem Sylën pas një grindje që kishin mes vete.

Kështu të paktën atij i ka thënë një kuadër i lartë profesionist i UÇK-së.

Pas kësaj, Kelmendi tregon se i kishte bërë disa pyetje një veprimtari tjetër, Haki Morinës për këtë çështje.

Lexojeni shkrimin e Kelmendit dhe mësoni për çfarë bëhet fjalë:

PERSE REFLEKTIMET SHKAKTOJNE SHQETESIME?

Meqë dje Heroi Mujë Krasniqi kishte përvjetorin e 22-të të martirizimi, u mendova çfarë të afishoja për ta kujtuar. Ditë më parë pata has në rrëfimin e Haki Morinës, që përmbante informomin kur dhe si ai e kishte anëtarësuar Mujën në Lëvizje. Prita të gëdhinte dita e 14 dhjetorit, – dita e kobshme e martirizimit të 41 dëshmorëve në betejë me forcat pushtuese serbe, –  që ta shpërndaja informimin e Hakiut.

Para ca ditëve një kuadër i lartë profesionist i UÇK-së pati debatuar më mua shkaku i dëshmisë publike që ia kisha ofruar ZPS-së. Ai shkarazi më kishte shkruar edhe për detajin, „në prag të nisjes së Brigadës që e komandonte Mujë Krasniqi, Muja dhe Azem Syla ishin grind mes tyre. Grindja kishte eskaluar deri në atë nivel, sa Muja ta flakareshë Azemin.“ Atë Kuadrin ushtarak nuk e pyeta, përse duhet te jenë grindur dhe si është e mundur që komandanti i „dorës së dytë“ ta flakareshë komandantin e „dorës së parë“, siç prezantonte veten e tij Azem Syla.

Formulova pesë pyetje për Bashkëveprimtarin Haki. Ato fillimisht i keqkuptoi Bashkëveprimtari Besnik Beqiri. Ai reagoi:

„Braho, a je duke e kuptuar që je berë aq i paarsyeshëm saqë më, nuk po dalin as ata që i dinë këto punë shumë në detaje të demantojnë, as që mirren me ty! Cilët mundohesh t'i dezinformojsh që Muja paska pas mosmarrëveshje me Azem Sylën? Ndoshta Azem Syla dikund tjetër nuk ka pas influencë, sipas teje! Por Mujë Krasniqi është bash Linja Organizative e Azem Sylës! ...“

U ndieva keq, jo për këtë mënyrë të reagimit të Besnikut, - nga se me Besnikun mirëkuptohemi e grindemi që më shumë se 40 vjet, - por sepse nuk e dija të vërtetën për zhvillimet e 13 dhe 14 dhjetorit 1998, kur janë bërë bashkë gjithsej 148 pjesëtarë të UÇK-së, kanë formuar Brigadë në territorin e Kukësit, janë ngarkuar amatim e municion, duke përdor edhe kual e mushka deri te kufiri dhe nën komandimin e Mujë Krasniqit nisen për në Kosovë. Muja ende nuk ishte mjekuar krejtësisht në Spitalin ushtarak në Tiranë, nga plagët që kishte marrë në beteja kundër forcave serbe në tetor 1998. Por, siç vetëkuptohet nga ky angazhim i tij, në dimër të acart, nuk po i rrihej më në Spital ushtarak në Tiranë.

Përse kishte pas nevojë Muja të gridej me Azemin në prag të nisjes?

Pytjet e tilla po i keqkuptojmë si provokime, bile edhe si diskreditime të UÇK-së, e jo si reflektim e afirmim.

Gjurmova në internet për të gjet materiale që përmbanin informacion. Në profilin e Radio Kosova e Lirë gjeta dy shkrime. Ishin në frymë propagandiste, siç mendohet se duhet të jenë në përvjetor kujtimi, edhe pas 22 viteve, pa asnjë pyetje, përse i ka ndodhur ajo goditje aq e madhe UÇK-së, më e madhja deri atëherë?

Në status u mundova të shtoi shkrimin e A.Q. për më shumë informim për Mujen. Me atë rast ai zëvendësoi statusin e Hakiut që  kisha shpërnda, të shoqëruar me 5 pyetje reflektuese. Nuk dita ta rikthej në gjendje të përparmë, të vazhdonte të mbetej statusi i Hakiut.

Gjatë dite vazhdova të gjurmoj për informacion tjetër për debatuesit. Gjeta në YOUTUBE vido-incizim që kishte bërë Pollogasi Nuri Bexheti, bashkëveprimtari më i afërt i Hashim Thaçit, tani edhe profesor universitar, i cili përjargët kur lavdëron profesorin e tij Oliver Schmitt...

Gjeta 51 minuta bashkëbisedime mes Gazetares Arbana Qeriqi dhe Bashkëfshatarit e Ushtarit të Mujë Krasniqit, Ali Gashi. Në minutën 32 Aliu shprehte mllefin se ndaj asaj Brigade kisht ndodhur pabesi, nga se forcat serbe kishin ngritur pusi, meqë kanë qenë të informuar për nisjen e Brigadës.

Gjurmova për të gjet dëshmi të ndonjë pjesëmarrësi. Gjeta bashkëbisedimin që kishte bërë Gazetari Kushtrim Sadiku me Xhevdet Qeriqin, i cili pothuajse rastësisht e kishte mbijetuar atë betejë dhe ato përpeci, me plagë të rënda.

Xhevdeti, pavarësisht emocioneve, ishte shumë informues, prandaj këshilloj ta përcjellni:

PERSE REFLEKTIMET SHKAKTOJNE SHQETESIME? Meqë dje Heroi Mujë Krasniqi kishte përvjetorin e 22-të të martirizimi, u...

Posted by Ibrahim Kelmendi on E martë, 15 Dhjetor 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat