Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, krijohen kolona të gjata në pikat kufitare në Hungari

Lajme

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, krijohen kolona të gjata në pikat kufitare në Hungari

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:05
Foto Ilustrim

Festat e fundvitit zakonisht i sjellin mërgimtarët në atdhe. 

Dashuria për vendlindjen por edhe masat ekstreme që janë marrë në shumicën e shteteve perëndimore ku jetojnë shumë shqiptarë të Kosovës i kanë shtyrë ata të nisen që festat t’i kalojnë në vendlindje.

Kolona të gjata janë krijuar në kufirin hungarez. Qindra makina janë parë sonte në kufirin hungarez.

Shumica e mërgimtarëve nuk kanë mundur që ta vizitojnë Kosovën gjatë verës për shkak të pandemisë së coronavirusit gjë që e ka dëmtuar ekonomikisht shumë Kosovën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat