Baza ushtrake po tronditë Serbinë, Petkoviç vazhdon reagimet serbe

Lajme

Baza ushtrake po tronditë Serbinë, Petkoviç vazhdon reagimet serbe

Nga: F.B Më: 2 prill 2021 Në ora: 09:48
Ushtria e Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovë Petar Petkoviç ka deklaruar se baza  e paralajmëruar ushtarake është “kërcënim direkt për serbët në veri”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka përmendur deklaratën e kreut të Mitrovicës, Agim Bahtiri për dhënien në shfrytëzim të tokës Forcës së Sigurisë së Kosovës, që planifikon ndërtimin e bazës në kodrën e cernushës, prej nga shihen katër komunat me shumicë serbe.

Sipas Petkoviç kjo bazë do të jetë “kërcënim direkt për serbët e katër komunave në veri, si ishte edhe deklarata e Bahtirit në vitin 2018 për aneksimin e pjesës veriore të Mitrovicës ku jetojnë me shumicë serbët”, ka deklaruar ai.

Lidhur me paralajmërimin e ndërtimit të bazës ushtarake ka reaguar edhe presidenti Vuçiq duke thënë se “serbët e dinë kush është garant i ekzistencës së popullit tonë në atë territor”, ndërsa Petkoviç ka shtuar se “si duket në Prishtinë e kanë kuptuar porosinë nga Beogradi, që nuk kërcënon por di të mbrojë popullin dhe nuk do lejohen përndjekje apo stuhi” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat