Prapa “non-paper” të publikuar qëndron Rusia - Vuçiq nuk guxon të deklarohet për të!

Lajme

Prapa “non-paper” të publikuar qëndron Rusia - Vuçiq nuk guxon të deklarohet për të!

Nga: F.B Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:07
Non-paperi

Ditë më parë në mediumin e të djathtës gjermane u publikua “non-paper” që menjëherë u transmetua në mediet ruse, që jep të kuptohet se nga atje doli.

Magazina “Cuerst” publikoi ka nëntituj a shenja me 16 pika që janë të përshtatshme për Beogradin por edhe Moskën dhe ulin ndikimin dhe praninë amerikane në Kosovë, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

Aty sugjerohet që “qytetarët e Kosovës” – përmendet shifra 873 mijë shqiptarë , duhet të marrin nënshtetësi të Serbisë. Po ashtu propozohen zgjedhje të përbashkëta në të gjitha nivelet. Guvernatori i Kosovës do ishte nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, ndërsa beogradi duhet të garantoj status special, qarkullimi i mallrave të bëhet me mbikëqyrje të zyrtarëve të Kosovës edhe Serbisë, ndërsa ambasadori serb në OKB të ketë përfaqësuesin e Qeverisë së Kosovës si zëvendës.

Aty po ashtu thuhet se Kosova duket të ketë simbole, përfaqësim në sport dhe organizata ndërkombëtare, por parashihet kthimi i 999 pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë serbe në harmoni me rezolutën 1244 dhe tërheqjen e qettë të KFOR-it dhe Evropës brenda 5 viteve, të gjitha këto sipas “Pravda” janë qëndrime ruse.

Kreu i Lëvizjes “Çlirimi” Mladjen Gjorgjeviç, nuk ka mund të konfirmojë nëse prapa këtij dokumenti të publikuar nga mediet gjermane e ruse qëndron iniciativa ruse.

“Ky ‘non-paper’ gjithsesi ofron shumë më tepër se tjerët dhe më shumë se atë që kërkon politika zyrtare” shprehet ai duke shtuar se “Vuçiq dhe qeveria e tij thërrasin në zgjidhje kompromisi duke mohuar ekzistimin e rezolutës 1244, që implikon gatishmëri për lëshime. Vuçiq nga viti 2012 nënshkroi 48 marrëveshje të ndryshme, duke “dorëzuar sovranitetin e Serbisë tek Prishtina” dhe duke mos marr asgjë.

“Zgjidhja e Vuçiqit është pranimi i Kosovës dhe ai kërkon model si të realizojë atë”

Sipas tij “Zgjidhja e Vuçiqit është pranimi i Kosovës dhe ai kërkon model si të realizojë atë” , ndërsa Brnabiç ditë më parë në Greqi deklaroi se “marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë “ është “model i zgjidhjes së problemit të Kosovës”, shprehet ai duke përkujtuar se ajo marrëveshje ishte mes dy vendeve sovrane dhe shkak i saj Maqedonia ndryshoi Kushtetutën.

Gjorgjeviç mendon se është interesant koha kur u shfaq ky dokument, pak para takimit në Brdo-Brione, prej nga thuhet se doli “non-paper” i parë dhe ku pritet kërkohet të vazhdojë dialogu rreth marrëveshjes obliguese gjithëpërfshirëse së shpejti. Rusisë kjo nuk i konvenon sepse Ballkani i lëshohet sferës amerikane të interesit.

Gjorgjeviç si njohës i rrjedhave politike ruse, mendon se Moska është “i dyshimti kryesor” për autorësi në këtë “non-paper”.

“Këtë e dëshmon edhe fakti se për herë të parë nuk flitet për përdorimin klasik të forcës ndaj Serbisë dhe insistohet në elemente të rezolutës 1244 ku Rusia është promotori kryesor”, shprehet Gjorgjeviç.

Duke përfunduar ai thekson se është interesant që as Vuçiq as askush nga “mëkëmbësit” e tij nuk deklarohen rreth këtij “non-paper”, por dëshiron të flas për propozimet që nënkuptojnë Shqipërinë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat