Pas takimit me Kurtin, Vuçiq: Jam i frikësuar...

Lajme

Pas takimit me Kurtin, Vuçiq: Jam i frikësuar...

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:13
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit që pati në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në një deklarim për media tha se është i frikësuar për fatin e serbëve të Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ishte i kënaqur me thelbin e bisedës me Kurtin, duke shtuar se kryeministri i Kosovës shkoi në takim për ta provokuar atë.

“Unë jam i frikësuar për fatin e serbëve në Kosovë dhe Metohi”, ka shtuar Vuçiq.

"Thelbi është më i rëndësishmi, dhe unë nuk jam i kënaqur me thelbin. Nëse një person vjen të provokojë, të provokojë një reagim nga Beogradi, apo mua personalisht, jo, ne nuk do të largohemi, ne do të vazhdojmë të flasim. Pyesni përfaqësuesit evropianë që dëshironin një dialog dhe kush ishte konstruktiv”, tha presidenti në fund të bisedës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat