Veterinerët dhurojnë gjak

Lajme

Veterinerët dhurojnë gjak

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Motos së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut “Duke dhuruar Gjak, Ju Shpëtoni Jetë”, me rastin e ditës ndërkombëtare të dhuruesve vullnetar të gjakut, i është përgjigjur edhe Oda e Veterinerëve e Kosovës.

Njëri nga dhuruesit, ishte edhe nënkryetari i OVK-së, Arsim Ademi, DMV.

Për të dhurimi i gjakut, është së paku shpëtimi i një jete.

“Dhurimi i gjakut është gjesti më human që mund të bëjmë, prandaj një aksion i tillë nga OVK, është për t’u vlerësuar lartë dhe se dhurata ma e mirë që mund t’i bëjmë ndokujt është t’i shpëtosh jetën”, tha Ademi.

Pjesëmarrësit e këtij aksioni, u zotuan se ky aksion do të jetë i përvitshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat