Fëmija bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Lajme

Fëmija bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:18
Ilustrim

Një fëmijë ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga lartësia e një objekti sot në Rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin  e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se ekipet mjekësore janë ftuar për të dhënë ndihmën e nevojshme.

“Rreth orës 12:25, është raportuar se në Rrugën ‘Kasem Haxhimurati’ në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi  e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme, kurse fëmija i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Borovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat