Raduloviç: Duhet të vazhdohen patrullimet e përbashkëta mes KFOR-it dhe ushtrisë së Serbisë përgjatë vijës administrative

Lajme

Raduloviç: Duhet të vazhdohen patrullimet e përbashkëta mes KFOR-it dhe ushtrisë së Serbisë përgjatë vijës administrative

Nga: F. B Më: 7 gusht 2021 Në ora: 11:23
KFOR

Pas incidentit të mbrëmshëm në vijën administrative mes Kosovës edhe Serbisë, analisti ushtarak Vlada Raduloviç ka theksuar se “Duhet të vazhdohen patrullimet e përbashkëta mes KFOR-it dhe ushtrisë së Serbisë përgjatë vijës administrative “, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Incidenti i fundit, është edhe nj në serinë e ngjarjeve që tregon se cila është situata e sigurisë në këtë pjesë, ka thënë ai.

Si thotë Raduloviç "Pothuajse çdo ditë, pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë, por edhe banorët lokal në ato zona përgjatë vijës administrative përballen me vjedhjen dhe prerjen ilegale të malit, ku jo rrallë ata shkrepin dhe hapin zjarr nga armët që bartin”.

"Për këtë shkak ekzistimi i rrjetës së pikave të ushtrisë dhe patrullimi i vazhdueshëm së bashku me bashkëpunimin me KFOR-in kanë rëndësi të posaçme, ashtu që incidentet e tilla mos të shtrihen edhe në thellësi të zonave të pabanuara përgjatë vijës administrative” tha ai

Nga ana tjetër shtoi ai, nuk pres që KFOR të intensifikoj në mënyrë drastike aktivitete në këtë zonë, por duhet që të vazhdojë trendin e patrullimeve të përbashkëta dhe shkëmbimin e informatave mes palëve, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat