Presidentja Osmani autorizon FSK-në për t`i dalë në ndihmë Shqipërisë në lidhje me zjarret

Lajme

Presidentja Osmani autorizon FSK-në për t`i dalë në ndihmë Shqipërisë në lidhje me zjarret

Nga: M.L. Më: 9 gusht 2021 Në ora: 20:06
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka autorizuar sonte dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve

Në një njoftim për medie të zyrës së Presidencës, thuhet se pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij njoftimi, trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim

të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.

Ndryshe, ka disa ditë që Shqipëria është duke u përballur me zjarre masive si pasojë e temperaturave tepër të larta që po mbretërojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat