Në Prizren janë kaq autoambulanca për raste urgjente

Lajme

Në Prizren janë kaq autoambulanca për raste urgjente

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Sot zv/ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arsim Berisha na dorëzoi autoambulancën e re të dhuruar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila posedon të gjitha kushtet dhe pajisjet e nevojshme për ofrimin e ndihmës së shpejtë, tregon kryetari i Prizrenit.

Mytaher Haskuka, tha se para marrjes së mandatit, në shërbim të qytetarëve të Prizrenit ishin vetëm 3 autoambulanca, ndërkaq tani janë shtuar edhe 7 të tjera, duke çuar kështu numrin e autoambulancave në 10, e cila mundëson intervenim shumë më të shpejtë në rastet urgjente që paraqiten.

Jam shumë i lumtur me punën që po bëhet në shëndetësi, ku i kemi përmbushur të gjitha premtimet tona dhe po #vvazhdojmë #përtejpremtimeve!

Andaj falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen dhe Drejtorinë e Shëndetësisë për punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat