Tronditi familjarët, gjendet kufoma e gruas nga Vrapçishti

Lajme

Tronditi familjarët, gjendet kufoma e gruas nga Vrapçishti

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:34
Vrapçisht

Familjarët e gruas së ndjerë, arkivoli i së cilës ishte ngatërruar me me një burrë në moshë, kanë bërë të ditur se e kanë gjetur kufomën.

Siç bëjnë të ditur familjarët, arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit, ku është sjellë nga Klinika Infektive.

Familjarët e kanë parë kufomën dhe e kanë verifikuar.

Rasti në Vrapçisht kishte tronditur të gjithë banorët e kësaj ane, pasi familjarët me të pranuar arkivolin, pasi kanë hapur atë, ka parë se në vend të nënës së tyre, në të është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli të thyer.

Kishin shkuar në Klinikën Infektive në Shkup për të kërkuar të njëjtën, por pas shumë kërkimeve, kufoma është sjellë në morgun e Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat