Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë

Lajme

Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë endacak, pikërisht në afërsi të ‘Fakultetit Teknik’.

Gruaja shtatzënë në muajin e tetë është sulmuar aq rëndë nga qentë endacak saqë është detyruar të shtrihej në bark në mënyrë që të mbrojë foshnjën.

Për t’i dalë në ndihmë janë afru disa qytetarë të rastit, ndërsa pas këtij sulmi nga qentë e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç mësohet nëna dhe foshnja janë jashtë rrezikut për jetë, por që e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Duhet përkujtuar që problemi me qentë endacak është prezent prej shumë kohësh në çdo qytet të Kosovës, e sidomos në Prishtinë.

Pavarësisht rasteve të shumta të sulmeve ndaj qytetarëve si dhe ankesave, asgjë nuk është ndërmarrë në këtë kuadro që të njëjtëve t’u gjendet një vendstrehim dhe të largohen nga rrugët kryesore.

Pasoja të ngjashme trupore patën edhe shumë qytetarë, të cilëve iu desh kohë e gjatë që të trajtoheshin në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat