Lirohet nga paraburgimi Enver Sekiraqa

Lajme

Lirohet nga paraburgimi Enver Sekiraqa

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:38
Enver Sekiraqa

Enver Sekiraqa, i akuzuar për nxitje të vrasjes së zyrtarit policor, Trium Riza, është liruar nga paraburgim.

Sinjali mëson se Gjykata ia ka zëvendësuar Sekiraqës masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat