Si UNMIK-u, edhe Serbia fajëson Kosovën për tensionet në veri

Lajme

Si UNMIK-u, edhe Serbia fajëson Kosovën për tensionet në veri

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:49
Nikola Selakoviq

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për zhvillimet në Kosovë, Zahir Tanin, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për tensionet e shkaktuara në fund të shtatorit në veri të Kosovës. 

Me qëndrime të njëjta fajësuese për Kosovën është paraqitur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë në periudhën e kaluar është shënuar me numër të rritur të sulmeve me prapavijë etnike e shënjestër serbët. Institucionet e përkohshme kanë vazhduar të ndërmarrin hapa të njëanshme. Diskriminimi ndaj serbëve dhe kishës serbe ka vazhduar.

Veprime të tilla po ndërmerren çdo ditë nga Prishtina me ritëm të përshpejtuar dhe janë duke i shkelur marrëdhëniet e arritura nga dialogu në Bruksel”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat