Në momentin kur kreu vrasjen Lundrim Beqiri nuk shoqërohej nga vëllai i tij por nga shoku i tij A.Z.

Lajme

Në momentin kur kreu vrasjen Lundrim Beqiri nuk shoqërohej nga vëllai i tij por nga shoku i tij A.Z.

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:25
Albert Muja

Një vrasje e rëndë ka tronditur jo vetëm Mitrovicën por gjithë Kosovën, që ndodhi mbrëmë tek stacioni i autobusëve në Mitrovicë.

I vrarë mbeti Albert Muja 25 vjeçar kurse i dyshuari kryesor është Lundrim Beqiri.

Media mëson se bashkë me Lundrimin në veturë nuk ishte vëllai i tij por një shok i tij A.Z.

Sipas burimeve personi i dytë nuk është i njohur për policinë për ndonjë vepër penale.

Por i dyshuari kryesor mbetet Lundrim Beqiri.

Media më herët raportoi se dy vëllezërit Beqiri janë në arrati, Lundrimi për vrasjen e mbrëmshme, kurse Valdrini për vrasjen e 2016 tek gjimnazi “Frang Bardhi” pasi Apeli ia vazhdoi edhe 5 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat