Aksidenti në Bullgari, reagimi prekës i vëllaut që humbi katër anëtarët e familjes

Lajme

Aksidenti në Bullgari, reagimi prekës i vëllaut që humbi katër anëtarët e familjes

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të ditës së martë në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë.

Autobusi në të cilin gjendeshin viktimat udhëtonte nga Stambolli për në Shkup.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa mësohet se pas përplasjes shpërtheu në flakë.

Shumica e viktimave janë shqiptarë.

E një nga familjet më të prekura është familja Ameti nga Kumanova, që humbi katër anëtarë djalin, nipërit binjakë dhe nënën e fëmijëve.

Vëllai i njërit prej viktimave Sevim Ameti, ka reaguar me anë të një statusi të dhimbshëm.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi.Vëlla i dashur mbrëmë kur u niset nga Turqia për në vendlindje biseduam për pushimin që sa mirë keni kaluar, të urova rrugë të mbarë drejt vendlindjes por jo rrugë të mbarë të përhershme. S’po mund ta besoj por e vërtet na doli. Allahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat