Seksologu Fejza kërkon që edukimi seksual të futet si lëndë e posaçme në shkolla

Lajme

Seksologu Fejza kërkon që edukimi seksual të futet si lëndë e posaçme në shkolla

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 00:36
Hajrullah Fejza

Seksologu Hajrullah Fejza ka thënë se edukata seksuale që mësohet në shkolla në lëndën e Biologjisë është e pa mjaftueshme, dhe se ajo duhet të hyjë si lëndë e rregullt në shkolla.

“Ajo çfarë mësohet në Biologji nuk mjafton, nuk mjafton për shumë arsye. Tema që përbëhet aty është e pa mjaftueshme me quajt edukim mbi seksualitetin, pastaj profesorët që ligjerojnë janë jo kompetent me e ligjëru Seksualitetin, dhe gatishmëria e nxënësve me u informu dhe me qenë pjesë aty është e pamjaftueshme”, tha ai.

Sipas tij, lënda do të mundësonte që të rinjtë të diskutojnë për seksualitetin karshi normave që kanë mësuar nga kjo lëndë.

“Duhet me u fut si lëndë e posaçme Edukimi mbi Seksualitetin ku profesorët që ligjërojnë janë të përgatitur, ku nxënësi notohet për atë çfarë ka me mësuar, atëherë mundemi me thënë që kemi edukim mbi seksualitetin, dhe të rinjtë kanë me qenë të aftë me diskutu, dhe me u sjellë karshi normave që e kanë mësuar në lëndën mbi seksualitetin”, tha Fejza në Kanal10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat