Seksologu Hajrullah Fejza tregon pse vdesin njerëzit duke bërë seks

Lajme

Seksologu Hajrullah Fejza tregon pse vdesin njerëzit duke bërë seks

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 16:59
Seksologu Hajrullah Fejza

Seksologu Hajrullah Fejza ka thënë se edukata seksuale që mësohet në shkolla në lëndën e Biologjisë është e pa mjaftueshme, dhe se ajo duhet të hyjë si lëndë e rregullt në shkolla.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për rastet e vdekjes së disa personave të moshuar në motelet e Kosovës.

Fejza ka thënë se shumica nga ta vdesin për shkak të përdorimit të gabuar të barnave dhe nga mbingarkesa fizike.

“Është e pakuptimtë me i thanë dikujt se ke një moshë të shtyrë dhe nuk ke nevojë me ba seks. Për mua nuk është aspak e çuditshme dikush edhe nëse shkon motel edhe nëse vdes. Njerëzit vdesin duke bërë seks edhe në shtëpi. Seksi është aktivitet fizik koxha i rëndë, ata që kanë probleme me zemër duket me u konsultu me mjekun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat