Djali i bashkëpunëtorit të Vuçiqit dhe Veselinoviqit, therr me thikë një serb në Kopaonik dhe më pas fshihet në Leposaviq

Lajme

Djali i bashkëpunëtorit të Vuçiqit dhe Veselinoviqit, therr me thikë një serb në Kopaonik dhe më pas fshihet në Leposaviq

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 14:06
Aleksand Milojeviq

Aleksand Milojeviq, djali i Zoran Milojeviq që njihet për transport të kokainës në Ballkan, i njohur si Zela (Zelje) ka therrur mbrëmë me thikë një person në Kopaonik dhe tjetrin e ka rrahur për vdekje.

Sipas mediave serbe, incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 ku Milojeviq kishte goditur të riun nga Çaçaku (N.D.) me thikë në bark dhe në qafë dhe tjetrin e kishte rrahur për vdekje.

Pas këtij incidenti, Milojeviq ka ikur nga Serbia duke u fshehur në Komunën e Leposaviqit në Kosovë.

Ndërsa i riu që u therr me thikë është dërguar me urgjenc në Beograd për shkak të plagëve të marra dhe rrezikun për jetë që i kanoset.

Policia serbe edhe pse i ka dy video të incizuara për rastin është urdhëruar të mos i përdor shkaku i lidhes se Zelës me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Zoran Milojeviq – Zela është njeri i afërt me Vuçiqin, kriminelin Veselinoviqi dhe zyrtari më i lartë i SNS, partisë së presidentit së Vuçiqit, në Kosovë.

Mediat serbe e përshkruajnë Zoran Millojeviqi, i njohur si Zela, se është një nga përfituesit kryesorë të tregtisë më drogë në Serbi. I njohur si serb që vije nga Kosova, për afera kriminale në komunat veriore dhe jo vetëm, Zela kontrollon gjithçka lidhur me SNS dhe Listën Serbe.

Djali i Zelës ishte arrestuar edhe në vitin 2018 në Leposaviq nga Policia e Kosovës. Ai u kap me sasi të madhe të lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat