“NATO i dha fund gjenocidit në Kosovë”/ Vuçiç reagon i revoltuar pas deklaratës së kancelarit gjerman

Lajme

“NATO i dha fund gjenocidit në Kosovë”/ Vuçiç reagon i revoltuar pas deklaratës së kancelarit gjerman

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 22:49
Olaf Scholz dhe Aleksandar Vuçiç. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se e ka befasuar deklarata e kancelarit gjerman Olaf Scholz, në konferencën e përbashkët për media me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, kur tha se NATO e bombardoi e Serbinë gjatë vitit 1999 për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë.

Presidenti serb ka komentuar deklaratën e kancelarit gjerman, pas takimit me presidentin rus, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me konfliktin e mundshëm në Ukrainë, pas grumbullimit të trupave ruse në kufirin me këtë shtet.

“Nuk do të doja ta përkeqësoja pozitën e Serbisë. Unë e konsideroj Olaf Scholz një politikan serioz, por jam i befasuar me deklaratën e tij se ‘NATO ndërhyri në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin në Kosovë’.

Ndryshe nga ai, Angela Merkel e cilësoi ‘katastrofë humanitare.

“Unë kurrë nuk u pajtova as me kancelaren Merkel”, tha Vuçic për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug.

Presidenti serb vazhdon të këmbëngul se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, as katastrofë humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat