Lajçak: U mbajt takimi i gjashtë i grupit punues për tabela të automjeteve - Tash është koha e gjetjes së zgjidhjes

Lajme

Lajçak: U mbajt takimi i gjashtë i grupit punues për tabela të automjeteve - Tash është koha e gjetjes së zgjidhjes

Nga: F. B. Më: 12 mars 2022 Në ora: 09:45
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, Miroslav Lajçak ka njoftuar përmes rrjetit social se u mbajt takimi i gjashtë i grupit punues lidhur me çështjen e tabelave të automjeteve, por nuk ka njoftuar detaje nëse palët janë afër arritjes së marrëveshjes, shkruan “RST”, transmeton “Bota sot”.

Dua të njoftojë se në Bruksel është mbajtur takimi i radhës – i gjashti i grupit punues lidhur me çështjen e tabelave të regjistrimit të automjeteve, është shprehur ai.

Ekspertë të delegacioneve nga Prishtina edhe Beogradi janë takuar (dje gjatë ditës) në Bruksel në takimin e radhës për tabela të regjistrimit të automjeteve, ka shkruar Lajçak në Tviter.

Lajçak ka shtuar se ekspertë të BE-së kanë ndihmuar të dy palët në identifikimin e të gjitha opsioneve dhe implikimin teknik të tyre në praktikë, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes optimale.

“Tash është koha që të orientohemi në gjetjen e zgjidhjes së përbashkët”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat