Simboli “Z” i Rusisë, shfaqet edhe në këtë qytet të Kosovës, alarmohen qytetarët

Lajme

Simboli “Z” i Rusisë, shfaqet edhe në këtë qytet të Kosovës, alarmohen qytetarët

Nga: A.M. Më: 22 mars 2022 Në ora: 17:47
Simboli "Z" ne Prizren

Simbolin “Z” është një ndër temat më të përfolura që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ky simbol po përdorët nga Rusia. Mjetet ushtarake ruse të cilat janë duke u përdorur për ta pushtuar Ukrainën, kanë të vendosura këtë simbol.

Po ashtu, ky simbol është përhapur në Rusi, Bjellorusi dhe Serbi, në shenjë përkrahje për pushtimin e Ukrainës.

Një simbol i tillë është shfaqur edhe në Kosovë, në disa qytete. Fillimisht është shfaqur në Mitrovicë, pastaj në Shtime, ndërkaq një simbol i tillë është shfaqur edhe në komunë në Prizrenit, shkruan “Bota sot”.

Gazeta “Bota sot” i ka siguruar pamjet e këtyre simboleve.  Ato janë të shënuar në muret rrethuese të Qendrës sportive të këtij qyteti. Qytetarët e kësaj komune në kushte anonimitetit për “Bota sot” janë shprehur të shqetësuar pas vendosjes së këtyre simboleve.

Kurse, deri më tani janë dhënë hamendësime të shumta rreth këtij simboli, ndër to ishte edhe për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky ku thuhej se ai është  “shënjestra numër një në Ukrainë”  .

Ndryshe, shkronja Z nuk ekziston në alfabetin cirilik që përdor Rusia, kurse ky shtet asnjëherë s`ka folur rreth këtij simboli.

Image
Simboli "Z" ne Prizren
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat