Çudit mërgimtari nga Danimarka: S’ka klube të natës në Kosovë

Lajme

Çudit mërgimtari nga Danimarka: S’ka klube të natës në Kosovë

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 21:13
Remzi Morina

Mërgimtari nga Danimarka, Remzi Morina, është shprehur i pakënaqur për mënyrën se si priten kur vijnë në Kosovë.

Ai potencoi se çmimet e produkteve në Kosovë janë shumë të larta dhe pijet janë shumë të shtrenjta në krahasim me ato në Danimarkë.

Mes tjerash, qytetari tha se një ndër gjërat që i mungojnë Kosovës janë klubet e natës.

“Duhet me pas klube të qelne natën, s’ka. Klube të natës, psh. si në Danimarkë, ka të premtën të shtunën klube deri në mëngjes, deri në ora 5”, u shpreh Morina.

Qytetari i cili prej 30 vitesh jeton dhe vepron në Danimarkë tha se rroga mesatare në Kosovë duhet të jetë 1000 euro, derisa bëri të ditur se kur vjen për pushime në Kosovë shpenzon rreth 5000 euro në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat