Alarmante: Moti në Kosovë arrin deri në 38 gradë Celsius

Lajme

Alarmante: Moti në Kosovë arrin deri në 38 gradë Celsius

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht për gjatë relievit malor.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 32-38 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta dhe qytetarët këshillohen shmangien e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10:00-17:00.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Të dielën parashihet rënie të lehta të temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat