Deti merr një tjetër jetë/ Vdes rrugës për në spital pushuesi nga Kosova në plazhin e Tales

Lajme

Deti merr një tjetër jetë/ Vdes rrugës për në spital pushuesi nga Kosova në plazhin e Tales

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Humb jetën një pushues nga Kosova. Ai ka gjetur vdekjen në plazhin e Tales në Lezhë.

Sapo ka hyrë në det, kosovari i moshës rreth 53-vjec nuk është ndjerë mirë dhe është marrë dhe nga autoambulanca për ta dërguar në urgjencën e Spitalit të Lezhës.

Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur të mbërrijë në spital, pasi ka humbur jetën gjatë rrugës.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore, e cila do percaktojë shkakun e vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat