Analisti: Abazoviç ka kaluar vijën e kuqe, nuk pati mbështetje nga shqiptarët

Lajme

Analisti: Abazoviç ka kaluar vijën e kuqe, nuk pati mbështetje nga shqiptarët

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 00:36
Dritan Abazoviç

Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi, u rrëzua pasi parlamenti votoi në orët e para të së shtunës në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Për shkarkimin e qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm, kurse një deputet ishte kundër. Të paktën 41 nga 81 vota të parlamentit ishin të nevojshme për të rrëzuar qeverinë.

Në lidhje me këtë analisti Ben Andoni, tha se Abazoviç e ka kaluar vijën e kuqe në Mal të Zi.

Sipas tij ai duhet t’i mendonte më mirë hapat që ka hedhur gjatë kohës së qeverisjes.

Ben Andoni: I gjithë problemi është se Abazoviç ka kaluar vijën e kuqe në Malin e Zi, dhe vija e kuqe është ajo që mban Milo Gjukanoviç dhe gjithë njerëzit e tij. Është forca për të vendosur me gjithçka që ka  lidhje me këtë vend të vogël. Ishte Milo Gjukanoviç që e solli situatën deri këtu. Dhe  Abazoviç duhet t’i maste hapat nëse do të donte që karriera e tij të ishte pak më e gjatë.  Mal i Zi, dje ka nxjerrë probleme të jashtëzakonshme, probleme me të cilat do të merret sistemi në drejtësi. Dje kanë ndodhur gjëra të pabesueshme.

Më tej Andoni u shpreh se Abazoviç, nuk ka pasur shumë as mbështetjen e shqiptarëve.

Ben Andoni: Abazoviç nuk ka pasur shumë mbështetjen e shqiptarëve, kjo sepse ai më shumë është marrë me egon e tij. Abazoviç, kur ishte në funksionet e zv.kryeministrit arriti që të ndihmonte në përplasjet e para që bëri kisha serbe me kishën malazeze, sepse ato kanë ende probleme të diskutimit kanunik me njëra-tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat