Kosova ka mbështetjen e dy anëtareve të Kuintit Gjermanisë dhe Britanisë për zbatimin e masave të reciprocitetit

Lajme

Kosova ka mbështetjen e dy anëtareve të Kuintit Gjermanisë dhe Britanisë për zbatimin e masave të reciprocitetit

Nga: F. B. Më: 22 gusht 2022 Në ora: 11:36
Ilustrim

Diplomati serb, Milisav Paiç konsideron se Prishtina me 1 shtator do të vazhdoj zbatimin e masave të reciprocitetit, për çka ajo ka mbështetjen e Kuintit dhe Gjermanisë edhe Britanisë.

Ai shtoi se rezultati i takimit në Bruksel nuk e befasoi për shkak të fokusimit në qëndrimet maksimale të kryeministrit Kurti.

“Kurti është i bindur se Kosova është shtet i pavarur që merr vetë vendime”, tha Paiç duke theksuar se me 1 shtator mund të ketë trazira në veri të Kosovës.

"Kishte pritje se mund të arrihet zgjidhje kompromisi për dokumentet dhe tabelat, por pritjet nuk ishin reale. Pasi qëllimi thelbësor i Kurtit është opsesioni i tij të dëshmojë se Kosova është shtet sovran dhe që vetë merr vendime. Kështu që as ndikimi i Uashingtonit nuk ka dhënë rezultate, prandaj do ketë trazira edhe eskalim të situatës me 1 shtator", tha ai.

Por në atë situatë shtrohet pyetja çfarë do bëjë KFOR-i dhe NATO? "Stoltenberg ka dhënë disa premtime se KFOR do të reagoj në situatë të eskalimit të dhunës, por nuk duhet besuar shumë kësaj. Sipas rezolutës 1244 të OKB-së KFOR-i është i obliguar të ruaj paqen dhe siguroj qytetarët e Kosovës , ku serbët janë më të rrezikuarit. KFOR-i mund të evitoj ardhjen e njësiteve ROSU në veri, është e qartë se detyra primare e ROSU është të bëjë provokime. Mendoj se Prishtina do zbatoj masat e saj, që me 1 shtator sepse për këtë ka mbështetjen dhe nxitjen nga dy anëtare të Kuintit – gjermania dhe Britania” tha ai.

Serbët mund të bëjnë aksione për bllokimin e rrugëve – po si do rreshtohet KFOR-i

Paiç theksoi se njësitet speciale të ROSU janë të pajisura me armë amerikane, britanike dhe gjermane.

"ROSU pranon armë nga Turqia, Gjermania, Britania dhe natyrisht ShBA-të që ka dhuruar edhe automjete që më shumë kanë përdorim ushtarak se policor. Kontesti negativ për ROSU është se përdorin si arsyetim luftimin e krimit të organizuar, por kësaj radhe intervenimi do të ishte kundër përfaqësuesve të zgjedhur serb", tha Paiç.

Ai shtoi se pritet që serbët të ndërmarrin aksione mbi të gjitha të bllokimit të rrugëve.

"Këtu pastaj shtrohet pyetja si do rreshtohet KFOR-i, sepse një nga detyrat e saj është krijimi i mjedisit dhe lirisë së lëvizjes, në këtë kuptim ata mund të japin pajtimin për aktivitete të njësiteve ROSU për largimin e barrikadave, apo këtë ta bëj edhe vetë KFOR-i” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat