Flet familjari i të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares: Shumë keq e kemi gjendjen

Lajme

Flet familjari i të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares: Shumë keq e kemi gjendjen

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Një familjar i dy vëllezërve të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, (i cili kërkoi të mbetet anonim), ka thënë se familja ndihet shumë keq për ngjarjen që tronditi Kosovën. Teksa u deklarua shkurt për median, ai tha se për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, familja e vëllezërve të dyshuar u njoftua përmes avokatit.

Sipas familjarit, të dyshuarit Ekrem Rexhepi (26-vjeç) dhe vëllai i tij i mitur, nuk e kanë njoftuar asgjë familjen për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në të cilin dyshohet se janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.

“Tash janë në paraburgim. Shumë keq e kemi gjendjen, ne si familje e nijmë vetën shumë keq…Për rastin na ka njoftu avokati të dielën në mëngjes”, tha ky familjar të martën për express.

Katër persona ndodhën në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, si të dyshuar për dhunimin e një 11-vjeçareje të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Tre nga katër të dyshuarit janë të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat