Pak orë para fillimit të reciprocitetit, Vuçiq “lutet” për paqe e stabilitet

Lajme

Pak orë para fillimit të reciprocitetit, Vuçiq “lutet” për paqe e stabilitet

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 18:09
Aleksandar Vuçiq

Teksa kanë mbetur pak orë para fillimit të implementimit të masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, presidenti i kësaj të fundit, Aleksandar Vuçiq ka takuar të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, me të cilin ka biseduar për çështje për dialogun dhe situatën në Kosovë.

Vuçiq theksoi se Serbia insiston në ruajtjen e paqes, stabilitetit të plotë dhe sigurisë, veçanërisht për serbët në Kosovë dhe se po bën përpjekje të mëdha për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme përmes dialogut dhe kompromisit, pa zgjidhje të imponuara.

Bashkëbiseduesit diskutuan për tema të tjera aktuale botërore dhe rajonale, ndërsa Peach falënderoi Vuçiqin për përkushtimin e tij në dialogun me Kosovën.

Më 1 shtator Kosova do të fillojë ta aplikojë reciprocitetin ndaj Serbisë për çështjen e dokumenteve. Ndërkohë për çështjen e targave ende nuk është arritur ndonjë zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat