Azemi: Të hiqet kushtëzimi i qeverisë për sektorin privat rreth mbështetjes

Lajme

Azemi: Të hiqet kushtëzimi i qeverisë për sektorin privat rreth mbështetjes

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 14:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve e Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me udhëheqësit e shoqatave sindikale ku temë diskutimi do të jenë rritja e pagës dhe kushtëzimi i Qeverisë lidhur me pakon e inflacionit që ka të bëjë me stimulimin e punëtorëve te këtij sektori.

Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve e Sektorit Privat të Kosovës, tha se duhet të hiqet kushtëzimet e qeverisë për sa i përket pakos së re ekonomike për sektorin privat, raporton RTKlive

Azemi tha se rritja e pagave është me rëndësi për mirëqënien e punëtorëve. "Kërkesa e jona është rritja e pagave dhe heqja e kushtëzimet për mbështetje, ne i themi kryeminsitrit nëse nuk hiqet kushtëzimi, atëherë kërkojmë nga ai që t'i merr mjetet e zotuara", tha Azemi.

Ai ka paralajmruar se mund të ketë greva nga ky sektor, për shkak të kushteve të rënda që kanë punëtorët në këtë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat