Ja veprimi që mori Policia ndaj banorit të “It’s my home” pas dhunës së shkaktuar

Lajme

Ja veprimi që mori Policia ndaj banorit të “It’s my home” pas dhunës së shkaktuar

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Është hapur rasti për veprat “sulm dhe kanosje” ndaj pjesëmarrësit (Anxhelo) të reality show “It’s my home”.

I njëjti goditi një tjetër banore brenda atij formati që transmetohet në televizionin “First Channel”.

Për rastin ka folur edhe zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, thotë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat