Vuçiq pas takimit me Escobarin: A njihni ndonjë nënë që do ta çonte në konflikt birin e saj? As unë

Lajme

Vuçiq pas takimit me Escobarin: A njihni ndonjë nënë që do ta çonte në konflikt birin e saj? As unë

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 22:30
Aleksandar Vuçiq 

Aleksandar Vuçiq ka folur për TV Prva pas takimit të sotëm që kishte me Escobarin.

Mes shumë diskutimesh, ai sërish vazhdoi me lojën e vjetër serbe, duke aktruar viktimën e duke thënë se duhet të jenë të gatshëm për provokime.

“A njihni ndonjë nënë që do ta çonte në konflikt birin e saj? As unë! Është e lehtë të thuash një gjë të tillë pas 5 apo 6 birrash.

Bashkimi Evropian është i gatshëm të na ofrojë një rrugë specifike, derisa shumë shpejt do ta mësojmë se sa e dhimbshme është për Serbinë“, tha ndër të tjerash Vuçiq.

Veç kësaj ai deklaroi se të gjithë duan një fund të kësaj siç e quajti ai, sage.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat