Publikohen pamjet/ Djali i Ukshin Hotit, martohet me shefen e stafit të Besnik Bislimit

Lajme

Publikohen pamjet/ Djali i Ukshin Hotit, martohet me shefen e stafit të Besnik Bislimit

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 17:11
Andin Hoti dhe Kaltrina Zeka

Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, sot i ka dhënë fund beqarisë me Kaltrina Zekën. 

Me kostumet e tyre të martesës ata dolën në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, derisa nuk mungonte edhe flamuri kombëtar dhe tupanët. 

Por, çifti i ri kanë bindje të ndryshme politike. Derisa Andini Hoti është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Kaltrina Zeka është shefe e stafit të zëvendëskryeministrit që vjen nga Vetëvendosje, Besnik Bislimi. 

Sidoqoftë, ata e bënë publike edhe fejesën e tyre qysh në korrik të këtij viti, kur Andini i bëri Kaltrinës një propozim shumë të veçantë martese.

Më poshtë edhe pamje nga dasma e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat