Vuçiq: Kurti na poshtëroi në Berlin, tha se Asociacioni nuk do të ndodhë kurrë

Lajme

Vuçiq: Kurti na poshtëroi në Berlin, tha se Asociacioni nuk do të ndodhë kurrë

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 06:59
Aleksandar Vuçiq 

Aleksandar Vuçiq ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës.

Në paraqitjen e radhës televizive, i pari i serbëve komentoi shumëçka, teksa përmendi edhe Samitin e Berlinit.

Vuçiq komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti, duke shtuar se shefi i ekzekutivit kosovar poshtëroi serbët, duke thënë se Asociacioni nuk do të ndodhë kurrë.

”Atë ditë në Berlin, për të na poshtëruar neve deri në fund, popullin tonë dhe ndërkombëtarët, Kurti deklaroi se nuk ka marrëveshje për Asociacionin në Prishtinë”, tha ai për TV Pink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat